Eriksson realizon ëndrrën, trajneri suedez drejton skuadrën e Liverpool në miqësore

Eriksson realizon ëndrrën, trajneri suedez drejton skuadrën e Liverpool në miqësore

18:03, 24/03/2024

 

“Nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Këtë herë himni i famshëm i tifozëve të Liverpulit iu dedikua Sven Goran Eriksson, trajnerit të famshëm të fubollit, që vuan një një sëmundje e rëndë. Rreth dy muaj më parë tekniku zbuloi se nuk i mbetet edhe shumë për të jetuar, ndërsa tregoi se në karrierën e tij 40-vjeçare, kishte vetëm një ëndërr të parealizuar, atë për të drejtuar skuadrën e Liverpool.

Në futboll gjithçka është e mundur dhe klubi anglez ia plotësoi këtë dëshirë, duke i besuar pankinën në ndeshjen mes legjendave të “Të Kuqve” dhe atyre të “Harkëtarëve” të Ajax Amsterdam, një sfidë e veçantë dhe një nderim për Eriksson, që jetoi korin e “Anfield Road” të gjithin si dedikim për të.

Nën drejtimin e tij, “yjet” e së shkuarës së Liverpool fituan me rezultatin 4-2, por asgjë nuk krahasohet me ovacionet e vazhdueshme në drejtim të trajnerit suedez. Erikson zbuloi se nuk ka edhe shumë kohë për të jetuar, por ashtu si në futboll edhe në jetë mrekullitë mund të ndodhin.

Gjithsesi, në këtë sfidë të madhe dhe më të vështirën e jetës së tij, Sven Goran Eriksson nuk do të jetë vetëm. Kori i tifozëve të Liverpool, që këndonte “You Will Never Walk Alone” do ta shoqërojë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco