VIDEO/ Argjentina fiton në miqësore pa Lionel Messin

VIDEO/ Argjentina fiton në miqësore pa Lionel Messin

16:15, 23/03/2024

Argjentina ka mposhtur El Salvador në ndeshjen e vlefshme për miqësore.

Kampionët e botës në fuqi kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Sfida u zhbllokua nga Romero në të 16-ën dhe në minutën e 42-të Enzo Fernandes dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Ndërkohë sfida u vulos në të 52-ën nga Lo Selso, mesfushori që luan tek Totenhemi.

Me këtë triumf abicelestët tregojnë edhe njëherë që mund të fitojnë pa kapitenin e tyre, Lionel Mesi i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të luante.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco