NBA/ Dy skuadra vijojnë betejën për kreun, fitojnë edhe Dallas e Phoenix

NBA/ Dy skuadra vijojnë betejën për kreun, fitojnë edhe Dallas e Phoenix

09:43, 22/03/2024

Milwaukee konfirmohet si forca e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 115-108 ndaj Brooklyn.

Lillard me 30 pikë e 12 asist ishte më i miri në fushë për Bucks, mbështetur nga Antetokounmpo me 21 pikë.

Në Perëndim, ekipi i Denver fitoi 113-100 ndaj New York, duke luftuar ende për vendin e parë në këtë kah të NBA-së.

Nikola Jokic protagonist me një “triple double” (30 pikë, 14 rebound, 11 asist), ndërsa Porter realizoi 31 pikë.

Fiton edhe skuadra e Houston, që falë 26 pikëve të Green dhe 23 të Brooks mposhti 127-117 Chicago, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Dosunmu për Bulls.

Skuadra e Phoenix, falë 30 pikëve të Booker, mundi 128-115 Atlanta.

Rezultatet

Orlando – New Orleans 121-106

Washington – Sacramento 109-102

Houston – Chicago 127-117

Milwaukee – Brooklyn 115-108

Dallas – Utah Jazz 113-97

Denver – New York 113-100

Phoenix – Atlanta 128-115

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco