Portugalia i'a del dhe pa Ronaldon, mposht Suedinë në miqësore

Portugalia i'a del dhe pa Ronaldon, mposht Suedinë në miqësore

22:44, 21/03/2024

 

Përfaqësuesja e Portugalisë tregoi “dhëmbët” në miqësoren e mbrëmjes të së enjtes. Në ndeshjen e luajtur në Guimaraes, luzitanët ishin të papërmbajtshëm duke fituar 5-2 ndaj Suedisë. Serinë e golave e hapi sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, i cili rikonfirmoi momentin pozitiv të tijin, duke zhbllokuar shifrat. Nuk zgjati shumë dhe Matheus Nunes çoi ndeshjen në shinat e duhura për Portugalinë.

Suedia ishte krejt e pafuqishme në minutat e ngelura të pjesës së parë dhe pikërisht para fundit të këtij fraksioni erdhi dhe goli i tretë. Bruno Fernandes shënoi golin e “knock-out” për skandinavët dhe hoqi çdo dyshim për këtë sfidë. Në të dytën, Bruma dërgoi shifrat në 4-0, por 2 minuta më pas Suedia gjeti golin parë me Gyokeres. Pas këtij realizimi kishte vend edhe për një gol të pestë të shënuar nga futbollisti i PSG, Gonçalo Ramos. Në fund, sa për statistik një gol i dytë për Suedinë nga ana e Nilsson.

Portugalia nuk kishte shërbimet e Cristiano Ronaldos, i lënë pushim nga trajneri Roberto Martinez, me 5-herë fituesin e topit të artë që do t’i bashkangjitet skuadrës ditët në vijim.

Më shumë se fitorja qetësoi edhe gjendja e mirë e Joao Cancelos, pasi mjekët e Barcelonës i rekomanduan vizita pasi një i afërm i tij kishte problem në zemër dhe te Barça dëshironin të ishin të sigurtë.

Me këtë fitore, Portugalia konfirmon ambicien e saj për t’i shkuar deri në fund europianit, ndërsa nga ana tjetër Suedia pëson një humbje që me shpresë mund të ndikojë negativisht edhe në përballjen me Shqipërinë në Stokholm, aty ku kuqezinjtë e Sylvinhos do të tentojnë fitoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco