Dënohet Xavi, a do të jetë në stol në ‘El Clasico’?

Dënohet Xavi, a do të jetë në stol në ‘El Clasico’?

13:35, 21/03/2024

Xavi Hernadez merr një dënim për sjelljen e tij në ndeshjen e fundit.

Trajneri i Barcelonës, i cili u përjashtua me karton të kuq të dielën e kaluar në ndeshjen kundër Atletiko Madridit, është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti i Garave.

Në këtë mënyrë, e vetmja gjë pozitive për trajnerin nga Terrassa është se do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën nga stoli në “El Clasico”-n e “Santiago Bernabeu”-t, e caktuar për të dielën e 21 prillit në orën 21:00.

Komiteti i Garave ka hedhur poshtë ankesat e paraqitura nga Barcelona për të mos e sanksionuar trajnerin e saj, pasi arbitri Martínez i tregoi dy kartonë, fillimisht një të verdhë dhe më pas të kuqin.

Kartoni i parë i verdhë ishte për shkak të protestës për një faull të Vitsel ndaj Lewandowskit.

E kuqja e drejtpërdrejtë erdhi një minutë më vonë.

Gjithashtu, ka edhe gjoba, 700 euro për klubin e Barcelonës dhe 600 euro për trajnerin e saj, shuma të papërfillshme për të dyja palët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco