Muaji i shenjtë i Ramazanit, Partizani me tetë agjërues

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Partizani me tetë agjërues

20:38, 20/03/2024

Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një pjesë e madhe e besimtarëve myslimanë kanë vendosur të agjërojnë.

Siç dihet, edhe futbollistët mund të kryejnë këtë rit fetar dhe ata të Partizanit nuk mund të bënin përjashtim. Altin Bytyçi, Adnard Mehmeti, Leart Zekolli, Redon Ismaili, Maget Gueje dhe Saliu Sembene janë lojtarët që e mbajnë në mënyrë strikte agjërimin, teksa edhe Hoxha dhe Hadroj agjërojnë gjatë ditëve kur nuk luhen ndeshje.

Te Partizani përpiqen që lojtarëve që agjërojnë t’i ndihmojnë sa më shumë për të mos pasur vështirësi, teksa para ndeshjes me Teutën edhe presidenti Demi u interesua në lidhje me vaktin e iftarit pas stërvitjes së fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco