Jo vetëm Uzuni, Sylvinhon e shqetëson një tjetër titullar

Jo vetëm Uzuni, Sylvinhon e shqetëson një tjetër titullar

17:18, 20/03/2024

Portieri udhëton drejt Italisë, por humbet miqësoren e Kombëtares me Kilin

Etrit Berisha nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen e parë miqësore të muajit mars, atë ndaj Kilit që luhet më datë 22 mars në Parma të Italisë.

Portieri do të udhëtojë me Kombëtaren drejt Italisë këtë të enjte, megjithatë ai do mund të luajë vetëm në ndeshjen e 25 marsit ndaj Suedisë.

Berisha ka ndjerë një shqetësim dhe për këtë arsye është stërvitur në mënyrë të diferencuar, ndërsa trajneri Sylvinho ka vendosur që në sfidën e parë të skuadrës “kuqezi” portieri të pushojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco