Çfarë është 'FIFA Series', si funksionon turneu i ri për miqësoret e kombëtareve

Çfarë është 'FIFA Series', si funksionon turneu i ri për miqësoret e kombëtareve

16:37, 20/03/2024

Pas nisjes së Ligës së Kombeve nga UEFA, FIFA ka vendosur gjithashtu të krijojë një turne të ri kushtuar ndeshjeve miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare. Kompeticioni i ri do të quhet “FIFA Series”, por ndryshe nga Liga e Kombeve nuk parashikon ngjitje dhe rënie, as dhënie të ndonjë trofeu. Natyrshëm lind pyetja: Si funksionon ky turne, kush mund të marrë pjesë në të, kur dhe ku do të zhvillohet? Përgjigjet i gjeni më poshtë:

Edicioni pilot do të luhet nga 18 deri më 26 mars 2024, edicionet e ardhshme të eventit janë planifikuar gjatë çdo “dritareje” të ndeshjeve ndërkombëtare në mars, në vitet çift. Edicioni i vitit 2024 i “FIFA Series” do të luhet në Algjeri, Azerbajxhan, Arabinë Saudite dhe Sri Lanka.

Në këtë garë do të marrin pjesë 20 ekipe kombëtare që nuk janë përfshirë në miqësore apo kualifikuese të tjera gjatë pushimit të marsit 2024. 20 kombëtaret janë të ndara në pesë grupe me nga katër skuadra:

ALGJERIA
Algjeria, Andorra, Bolivia, Afrika e Jugut

AZERBAJXHANI
Azerbajxhani, Bullgaria, Mongolia, Tanzania

ARABIA SAUDITE A
Kepi i ​​Verdhë, Kamboxhia, Guinea Ekuatoriale, Guajana

ARABIA SAUDITE B
Bermuda, Brunei, Guinea, Vanuatu

SRI LANKA
Butani, Republika e Afrikës Qendrore, Papua Guinea e Re, Sri Lanka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco