Ndryshon data e derbit Milan-Inter

Ndryshon data e derbit Milan-Inter

14:43, 20/03/2024

Të hënën e 22 prillit në mbrëmje do të luhet derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit, i cili teorikisht mund t’i japë “zikaltërve” titullin kampion të Serie A.

Këtë lajm e bëri publik, klubi i Interit, që kështu zyrtarizoi vendimin e marrë nga Serie A në orët e fundit.

“Pas pushimit kushtuar angazhimeve të kombëtareve, kampionati do të hyjë në fazën finale. Rrugëtimi i ‘zikaltërve’ do të nisë sërish të hënën më 1 prill me ndeshjen kundër Empolit në ‘San Siro’. Me datat dhe oraret e zyrtarizuara deri në rundin e 33-të, është përcaktuar rruga e Interit deri në derbin, i cili do të luhet në shtëpinë e Milanit të hënën më 22 prill në orën 20:45”, bën me dije klubi “zikaltër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco