Ronaldo s’po mendon të largohet nga Al-Nassr

Ronaldo s’po mendon të largohet nga Al-Nassr

14:26, 24/05/2023

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të largohet nga Al-Nassr.

Në ditët e fundit në Spanjë u raportua se ylli portugez po e shikon mundësinë që të largohet nga Arabia Saudite gjatë verës që po vjen.

Sidoqoftë, agjensioni i “CR7” i hodhi poshtë këto spekulime duke insistuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta respektojë kontratën me klubin saudit deri në vitin 2025.

“Mundo Deportivo” shkruante se Ronaldo nuk është i kënaqur me infrastrukturën në Arabinë Saudite, duke thënë se klubi Al-Nassr është shumë larg nga klubet moderne.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit po e shikon mundësinë që të rikthehet në futbollin evropian, por që është i hapur edhe për opsione të tjera.

Mirëpo, përfaqësuesit e kampionit evropian me Portugalinë e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.

“CR7” i ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje me Al-Nassr, i cili do të mundohet ta fitojë kampionatin ndonëse gjendet tri pikë prapa liderit, Al-Ittihad. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco