Caktohet data e gjyqit të ri të Juventusit

Caktohet data e gjyqit të ri të Juventusit

18:28, 10/05/2023

Fati i Juventusit do të vendoset brenda këtij muaji dhe tashmë është zyrtare.

Komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit, ka caktuar datën 22 maj, si atë kur do të vendosë edhe një herë për dënimin me pikë që do t’u jepet bardhezinjve për çështjen e plusvalencave, pasi u anulua i mëparshmi me -15 pikë.

Një vendim i cili godet në mënyrë direkte klubin torinez, i cili kërkonte që vendimi të shtyhej për pas kampionatit, me penalizimin potencial që do të hynte në fuqi vetëm për sezonin e ardhshëm.

Kështu, me vendimin brenda muajit maj, bardhezinjtë rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjet në Europë.

Kjo, jo vetëm falë pikëve që mund t’i hiqen në klasifikim, pro edhe për faktin se UEFA mund ta pezullojë vetë duke e cilësuar në shkelje të parimit të ndershmërisë që ka të shkruar në rregulloret e saj sa i përket kualifikimit në aktivitetet që organizon ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco