Busquets edhe zyrtarisht largohet nga Barcelona

Busquets edhe zyrtarisht largohet nga Barcelona

14:11, 10/05/2023

Legjenda e Barcelonës edhe zyrtarisht i thotë lamtumirë skuadrës ku fitoi gjithçka.

Sot ekipi i Barcelonës njoftoi në rrjetet sociale se Sergio Busquets ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij të lavdishme me Barçën.

Kapitenit të katalunasve i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të transferohet në një ekip të Arabi Saudite.

Përmes një deklarate të publikuar nga Barcelona, Busquest foli për aventurën e tij me klubin blaugran.

“Do të bëhëm tifoz dhe anëtar, të jesh fans i Barcelonës është gjëja më e mirë që ekziston”, ishin fjalët e para të Busquets.

“Ka qenë nder, privilegj, ëndërr dhe një krenari që isha në gjendje ta mbroja këtë stemë, por gjithçka ka një fund. Nuk ishte aspak vendim i lehtë, por koha ka ardhur”.

“Oktapodi” zhvilloi 771 ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës brenda 15 sezoneve. Gjatë kësaj peridudhe spanjolli fitoi gjithsej 31 trofe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco