Shanset janë 50% për t'u kualifikuar', Ancelotti: Derbi? Forca Milan

Shanset janë 50% për t'u kualifikuar', Ancelotti: Derbi? Forca Milan

10:22, 10/05/2023

Real Madrid dhe Manchester City zhvilluan mbrëmë një ndeshje spektakolare në stadiumin “Santiago Bernabeu”, e cila përfundoi pa fitues (1-1).

Pas ndeshjes, trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti foli në mikrofonat e Mediaset për ndeshjen e ekipit të tij dhe Euroderbin:

“ Rezultati nuk shpërblen atë që kemi bërë. Ndjenjat që kemi për këtë ndeshje janë pozitive. Ne mund të luftojmë për të në ndeshjen e dytë dhe nëse mund ta përsërisim këtë paraqitje, kemi shanse. Shanset janë 50%, ata do të kenë avantazhin e fushës, por ne morëm një rezultat të mirë në ndeshjen e shtëpisë.”

Pas avantazhit skuadra u rrit edhe më shumë

“ Pas avantazhit ishte momenti ku luajtëm më mirë. Me një aksion të izoluar dhe një goditje nga jashtë ata barazuan. Fitorja mund të ishte e merituar .”

Arbitrimi?

“ Arbitri nuk ishte shumë i kujdesshëm në menaxhimin e situatave. Ai ishte i pavëmendshëm. Në gjysmëfinale duhet të jesh i kujdesshëm .”

Mund t'ju vjedhim një sekondë për derbin?

" Po. Forca Milan ".

Një rikthim i futbollit italian

“ Është një gjysmëfinale e mirë. Kujtimi kthehet në vitin 2003. Është mirë që një derbi shumë i bukur është kthyer në Europë. Me gjithë respektin për Interin, nuk mund të mos them të kalojë Milan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco