Kush janë sportistët më të paguar të vitit 2023?

Kush janë sportistët më të paguar të vitit 2023?

17:10, 03/05/2023

 

Revista e njohur Forbes ka publikuar renditjen e sportistëve më të paguar në vitin 2023. Në krye të kësaj renditjeje qëndron Cristiano Ronaldo falë kontratës milionere me skuadrën e tij të re, Al-Nassr.

2 futbollistë të tjerë plotësojnë podiumin, por në “Top 10” ka atletë nga katër sporte të tjera: basketboll, tenis, gol dhe boks.

Në këtë renditje merren në konsideratë fitimet nga aktivitet sportive, por edhe të ardhura “jashtë fushe”, që vijnë nga sponsorizimet dhe të drejtat e imazhit. Ja dhe renditja “Top 10” e sportistëve më të paguar në vitin 2023.

CRISTIANO RONALDO (Futboll): 136 milionë dollarë (46 milionë në fushë, 90 milionë jashtë saj)

LIONEL MESSI (Futboll): 130 milionë dollarë (65 milionë në fushë, 65 milionë jashtë saj)

KYLIAN MBAPPE’ (Futboll): 120 milionë dollarë (100 milionë në fushë, 20 milionë jashtë saj)

LEBRON JAMES (Basketboll): 119,5 milionë dollarë (44.5 milionë në fushë, 75 milionë jashtë saj)

CANELO ALVAREZ (Boks): 110 milionë dollarë (100 milionë në fushë, 10 milionë jashtë saj)

DUSTIN JOHNSON (Golf): 107 milionë dollarë (102 milionë në fushë, 5 milionë jashtë saj)

PHIL MICKELSON (Golf): 106 milionë dollarë (104 milionë në fushë, 2 milionë jashtë saj)

STHEPEN CURRY (Basketboll): 100,4 milionë dollarë (48.4 milionë në fushë, 52 milionë jashtë saj)

ROGER FEDERER (Tenis): 95,1 milionë dollarë (0.1 milionë në fushë, 95 milionë jashtë saj)

KEVIN DURANT (Basketboll): 89,1 milionë dollarë (44.1 milionë në fushë, 45 milionë jashtë saj)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco