Ermal Krasniqi dhe Cluj eliminohen nga UEFA Conference League

Ermal Krasniqi dhe Cluj eliminohen nga UEFA Conference League

20:39, 23/02/2023

Skaudra e CFR Cluj është eliminuar nga faza 1/16 e finales në UEFA Conference League pas barazimit pa gola ndaj SS Lazios.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Dr. Constantin Radulescu” u mbyll me rezultatin e barabartë 0 me 0, kurse ajo e para në ‘Olimpico’ kishte përfunduar me fitore minimale të skuadrës italiane.

Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi gjatë pjesës së parë kishte një mundësi të artë të shënonte gol. Kështu, ish-lojtari i Ballkanit eliminohet nga kjo garë për herë të dytë brenda një sezoni.

Kujtojmë që gjithë ndeshjen te skuadra italiane e luajti mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elsid Hysaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco