Kaosi rreth Juventusit po shtohet:  Ronaldo & ‘KO’ përballen me pezullim, kjo është lista me 23 emra

Kaosi rreth Juventusit po shtohet: Ronaldo & ‘KO’ përballen me pezullim, kjo është lista me 23 emra

18:31, 24/01/2023

Dënimi i marrë nga Juventusi pas mashtrim financiar mund të shtrihet edhe për futbollistët që kanë luajtur për Zonjën e Vjetër gjatë asaj kohe dhe së fundmi bëhen të ditur emrat e 23 futbollistëve që janë nën hetim.

Javën e kaluar lajmi i zbritjes së 15 pikëve për Juventusin tronditi Italinë. Pas një hetimi për financat e tyre, që ka më shumë se një vit, Juventusit i janë hequr 15 pikë dhe padyshim që është një goditje e rëndë.

Juventusi do të jetë për disa kohë në gjyq dhe ai që ndoshta do të jetë një dënim edhe më i rëndë, që do t'i referohet pjesëmarrjes në Evropë, por u duk se lojtarët do ta kalonin pa ndëshkim. Sipas gazetarit dhe ish-futbollistit italian Paolo Zliani, kjo nuk është e vërtetë.

Ditën e sotme Ziliani ka bërë të ditur një lajm të bujshëm që ka tronditur italianët. Ziliani ka publikuar ekskluzivisht emrat e 23 lojtarëve që janë nën hetim për pranimin e pagave në mënyrë të rreme për të përfituar nga Juventusi. Për shkak të kësaj, ata përballen me një pezullim 30-ditor, edhe nëse nuk luajnë më për Juventusin apo në futbollin italian.

Të shumtë janë yjet që kanë veshur fanellën e Zonjës së Vjetër vitet e fundit. Mes tyre janë Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo, si dhe shumica e yjeve të Juventusit.

Ziliani tha se në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje të gjithë anëtarët e përfshirë dhe se kanë pranuar rrethanat.

“Dy lojtarët, Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio, u dhanë gjyqtarëve një kopje të bisedës në Whatsapp në të cilën Giorgio Chiellini shpjegoi mashtrimin për të gjithë, duke sugjeruar që të mos përmendet në shtyp”, tha Ziliani.

Image

Gazetari ka publikuar edhe dokumente zyrtare që tregojnë kohën e nënshkrimit të kontratës të quajtur “Manovrat e pagave”, ku përfshihen 23 lojtarë. Bashkë me dokumentet, ai tha se secili nga 23 emrat përballet me pezullim, të paktën për një muaj.

Krahas Dybalas dhe Ronaldos, ndër të tjerë janë Pjanic, Leonardo Bonucci, Adrien Rabiot, Giorgio Chiellini, Gianluigi Buffon, Gonzalo Higuain, si dhe trajneri Maurizio Sarri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco