Milani hap negociatat me Chelsean për Pulisic

Milani hap negociatat me Chelsean për Pulisic

17:22, 24/01/2023

Futbollisti i Chelseat, Cristian Pulisic është shumë pranë largimit nga “Stamford Bridge”.

Prej disa kohësh flitet për transferimin e Pulisic dhe Marca shkruan se do të ndodhë së shpejti. Milani ka hapur negociatat me Chelsean, por për lojtarin ka edhe kërkesa nga klube të tjera.

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, nuk llogarit më shërbimet e Pulisic, ndaj drejtuesit e klubit janë gati të presin oferta për sulmuesin amerikan. Një tjetër arsye për shitjen e tij janë afrimet e Mudryk dhe Joao Felix.

Calciomercato shkruan se Chelsea dhe Milan do të negociojnë këtë javë, por jo vetëm për Pulisic, por edhe për mesfushorin anglez Ruben Loftus-Cheek.

Përveç Milanit, Pulisic ka edhe opsione të tjera si  Manchester United, Arsenal, Newcastle dhe ish-klubin e tij Borussia Dortmund.

Chelsea aktualisht është në vendin e 10-të në Premier League me 29 pikë, ndërsa Milani është i dyti në Serie A me 38 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco