Dani Alves në burg me akuzën e rëndë, kërkon ndihmën e avokatit të… Messit

Dani Alves në burg me akuzën e rëndë, kërkon ndihmën e avokatit të… Messit

16:40, 24/01/2023

Dani Alves ka punësuar shërbimet e Cristóbal Martell, një avokat me reputacion të lartë, i njohur për mbrojtjen e klientëve të tillë të famshëm si Leo Messi apo Jordi Pujol Ferrusola në të kaluarën.

Martell lindi në Karakas, ku babai i tij ishte diplomat, megjithëse u rrit në Ishujt Kanarie derisa u largua për të studiuar në Barcelonë. Ai është një avokat i famshëm për aftësinë e arritjeve të marrëveshjeve jashtë gjykatës.

Ai ka trajtuar çështjet e më shumë se një personazhi të famshëm. Përveç Messit dhe Jordi Pujol të lartpërmendur, mund të shtojmë edhe ish-arkëtarin e Partisë Popullore Alvaro Lapuerta ose ish-presidentin e Barcelonës Josep Lluís Núñez.

Ai njihet gjithashtu nga tifozët e Barçës se ka qenë avokati që arriti një marrëveshje me Gjykatën, ku klubi katalanas u akuzua për shkelje tatimore në nënshkrimin e Neymar, ndërsa Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu u liruan nga përgjegjësia.

Avokati i ri i ish-lojtarit të Barçës do të drejtojë mbrojtjen së bashku me avokaten aktuale të Alves, Miraida Puente Wilson, e cila e mbrojti në seancën e së premtes së kaluar. Tashmë ata janë ngarkuar me paraqitjen e apelit për burgosjen e brazilianit, i cili aktualisht ndodhet i izoluar në burgun Brians 2.

Dani Alves ndodhet në burg të përkohshëm në pritje të zgjidhjes së çështjes së tij. Ai akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë, më 30 dhjetor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco