Falk: Bayern nuk janë të interesuar për Cristiano Ronaldon

Falk: Bayern nuk janë të interesuar për Cristiano Ronaldon

09:15, 15/11/2022

Gazetari i ‘Bild’, i afërt me Bayern Munich, Christian Falk ka sqaruar të vërtetën rreth zërave që e lidhin Cristiano Ronaldon me Bayern Munich.

Raportime nga Britania e Madhe bënin të ditur se Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes kanë zhvilluar takim me krerët e Bayern Munich.

Një lajm të tillë e ka përgënjeshtruar gazetari i ‘Bild’, Christian Falk.

“Nuk është e vërtetë që kishte ndonjë takim mes Bayern dhe Jorge Mendes”, shkruan Falk në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.

“FC Bayern nuk janë të interesuar për Ronaldon”, shton ai.

Cristiano Ronaldo dha një intervistë ku sulmoi ashpër klubin e Manchester United dhe tashmë nuk shihet e ardhme për të në ambientet e ‘Old Trafford’. Lojtari ka filluar të lidhet me disa skuadra të ndryshme.

Chelsea, Roma, Sporting Lisbona dhe MLS janë destinacione të mundshme për portugezin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco