Pedri: Nëse e fitojmë Kupën e Botës, e rruaj kokën  ​

Pedri: Nëse e fitojmë Kupën e Botës, e rruaj kokën ​

23:07, 14/11/2022

Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Pedri ka folur para fillimit të Kampionatit Botëror.

 

Pedri do të jetë i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës për Kampionatin Botëror në Katar dhe pritet të jetë një nga pikat kyçe të Luis Enrique për këtë turne.

Lojtari i Barcelonës ka thënë se nëse kombëtarja e Spanjës e fiton Kupën e Botës, ai do ta rruajë kokën e tij.

“Nëse fitojmë, unë do ta lë frizerin tim të më rruajë kokën ose të bëjë çfarëdo që dëshiron me flokët e mia”, ka thënë Pedri, përcjell lajmi.net.

Tutje ai ka folur edhe për shanset e Spanjës dhe moshën e re të kombëtares.

“Ne kemi një ekip të ri që me të vërtetë dëshiron të bëjë mirë dhe të fitojë. Kjo reflektohet në fushë në çdo lojë që luajmë. Në vend që të shkojmë kundër të rinjve tanë, mendoj se është diçka që do të funksionojë për ne”, shtoi tutje lojtari i Barcës.

Pedri ka qenë i rregullt edhe në formacionin e Xavi Hernandez te Barcelona gjatë këtij sezoni. Lojtari bënte mirë me Spanjën edhe në Euro 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco