U tërhoq nga pjesëmarrja në Botëror, mbrojtësi i Francës jep këtë deklaratë

U tërhoq nga pjesëmarrja në Botëror, mbrojtësi i Francës jep këtë deklaratë

20:18, 14/11/2022

Presnel Kimpembe është tërhequr nga pjesëmarrja në Botërorin e Katarit.

Në fakt, mbrojtësi i PSG-së e kishte emrin te lista e trajnerit të Francës, Didier Deschamps, mirëpo dëmtimi e penalizon dhe 27-vjeçari do të duhet ta ndjekë nga shtëpia rrugëtimin e shokëve të skuadrës duke shpresuar që ata t’ia dalin të ruajnë statusin e Kampionëve të Botës.

Në një reagim të fundit, Kimpembe thekson se testet e fundit nuk i garantojnë performancën maksimale dhe se në këtë formë është më mirë të tërhiqet për të mos krijuar edhe një destabilizim në kombëtare.

“Për fat të keq më duhet të vendos shëndetin para të gjithave dhe testimet e fundit tregojnë se nuk jam në gjendje të jap më të mirën time në Katar. Nuk dua të destabilizoj grupin e kombëtares, i uroj fat shokëve të skuadrës, kam besim tek ata dhe do të jem tifozi numër një. Forca Les Bleus”, mbyll reagimin e tij Kimpembe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco