Ndryshime tek Italia për miqësoren me Shqipërinë

Ndryshime tek Italia për miqësoren me Shqipërinë

19:16, 14/11/2022

Shqipëria luan një miqësore luksi ndaj Italisë më datë 16 nëntor teksa kuqezinjtë presin në stadiumin “Air Albania”, Kampionët e Europës.

Duke qenë se axurrët nuk janë të impenjuar për Botërorin e Katarit, trajneri Roberto Mancini nuk i ka kursyer disa prej yjeve të tij, edhe pse qëllimi është t’i japë hapësirë të rinjve që janë afruar së fundmi në kombëtare.

Ndërkohë, lista e kombëtares italiane ka pësuar ndryshime teksa grupit i është bashkuar sulmuesi i Sassuolos, Andrea Pinamonti.

Nga ana tjetër, tre futbollistë kanë lënë grumbullimin në kampin axurr. Bëhet fjalë për Davide Fratessi, Gianluca Scamaça si dhe Bryan Cristante.

Ky i fundit do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e majtë pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e Romës ndaj Napolit.

Mesfushori e kishte shtyrë ndërhyrjen, mirëpo testet e fundit treguan se operacioni duhej të kryhej sa më shpejt, ndaj Cristante e ka të pamundur të zbresë në “Air Albania” me fanellën e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco