Manchester United reagon zyrtarisht pas deklaratave të Cristiano Ronaldos kundër klubit

Manchester United reagon zyrtarisht pas deklaratave të Cristiano Ronaldos kundër klubit

17:42, 14/11/2022

Cristiano Ronaldo ka “shpërthyer” ndaj Manchester United, pas ndërprerjes së Premier League prej Kupës së Botës “Katar 2022”, duke thënë se ndjehej i tradhtuar nga klubi dhe theksoi në një intervistë për “The Sun” se nuk kishte aspak respekt për trajnerin Ten Hag.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Manchester United, që bën me dije se do të shqyrtojë të gjithë këtë ngjarje dhe deklaratat e bëra nga portugezi, teksa më tej shton se fokusi i klubit është kampionati dhe të qenurit të unifikuar.

“Manchester United do të shqyrtojë intervistën e Cristiano Ronaldos pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullshëm, besimin dhe bashkimin që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”, shkruhet në reagimin e “Djajve të Kuq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco