Situata te Kombëtarja dy ditë para miqësores me Italinë

Situata te Kombëtarja dy ditë para miqësores me Italinë

16:52, 14/11/2022

Kombëtarja shqiptare ka zbritur sot në fushë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në prag të miqësores me Italinë, e cila do të luhet të mërkurën në 20:45 në “Air Albania”.

Ajo që bie në sy është mungesa e disa lojtarëve të cilët nuk janë bashkuar ende me ekipin.

Hysaj, Balliu, Kumbulla, Bare, Laçi, Roshi dhe Muçolli pritet që të bashkohen më vonë me grupin.

Po ashtu edhe mbrojtësit e Partizanit, Hadroj dhe Bitri. Ndërkohë për Myrto Uzunin duhet të pritet përgjigja e klubit të Granadës nëse do e lejojë sulmuesin apo jo, duke qenë se në Ligën e Dytë spanjolle kampionati vazhdon.

Nga lista aktuale, Atalanta nuk ka dashur të rrezikojë me Berat Gjimshitin, i cili ka një shqetësim në kavilje dhe nuk do të jetë kundër Kampionëve të Europës.

Nën urdhrat e Edi Rejës janë stërvitur lehtë 14 futbollistë, teksa Armando Broja nuk i është bashkuar seancës për shkak të një shqetësimi që ndjen në shpinë.

Po ashtu edhe Kristal Abazaj nuk është stërvitur dhe me shumë mundësi s’do të jetë gati për Italinë.

Aktualisht në repartin e sulmit i vetmi lojtar është Ernest Muçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco