Shtohet presioni për Simeonen, një kampion Europe synon t’i zërë vendin

Shtohet presioni për Simeonen, një kampion Europe synon t’i zërë vendin

16:24, 14/11/2022

Atletico Madrid po vuan këtë sezon. Skuadra ka mbetur pa Europë pas eliminimit nga Champions League (e mbylli në vendin e fundit në grupin B), ndërkohë që në La Liga renditet në vendin e pestë me 24 pikë, 13 më pak se Barcelona kryesuese.

Pozitat e Diego Simeones janë lëkundur, tifozët mendojnë se ka ardhur momenti për një ndryshim në stol pas 11 vitesh dhe në skenë kanë dalë disa emra si Luis Enrique apo Mauricio Pochettino, por jo vetëm.

Shtypi iberik shkuan se në listën e dëshirave të drejtuesve të klubit “Colchoneros”, është edhe Thomas Tuchel, i cili u shkarkua nga Chelsea në ditët e para të shtatorit. 49-vjeçari gjerman ka një eksperiencë të madhe.

Ai ka drejtuar skuadra si Borussia Dortmund, PSG dhe Chelsea, duke ia dalë të fitojë trofe më të tria.

Me verdhezinjë gjermanë fitoi Kupën e Gjermanisë, në Francë u shpall dy herë kampion, ndërsa Chelsea e udhëhoqi drejt suksesit në Champions League.

Tuchel kërkon të kthehet në stol dhe ideja e marrjes së drejtimit të Atleticos e tundon jo pak, por për momentin skuadra vazhdon të ketë trajner “El Cholo” Simeonen, i cili drejton kryeqytetasit prej dhjetorit të vitit 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco