Panik për Van Bommel, bën aksident me makinë pasi po i largohej hajdutit me pistoletë

Panik për Van Bommel, bën aksident me makinë pasi po i largohej hajdutit me pistoletë

20:16, 27/10/2022

Mark Van Bomel, një nga emrat më të njohur të futbollit europian në vitet 2000, ka kaluar disa momente të pazakonta paniku në shtëpinë ku banon në Belgjikë, ku aktualisht është trajner i Antverp. Ish-mesfushori, i cili në karrierë ka luajtur me skuadra si Bayern Munich, Barcelona e Milan, ka përjetuar një tentativë grabitje me armë zjarri, për fat të mirë pa pasoja.

“The Sun” ka bërë të ditur se ish-lojtari holandez, po parkonte në garazhin poshtë shtëpisë makinën e tij Porsche Panamera që kushton rreth 115 mijë euro, kur një person  ishte shfaqur duke i drejtuar një pistoletë dhe duke i kërkuar që të dilte nga automjeti.

Në panik e sipër, Van Bomel kishte tentuar të dilte mbrapsht nga garazhi duke përfunduar në rrugë dhe duke u përplasur me një makinë Mercedes që ishte parkuar aty. Alarmet e kësaj të fundit bënë që agresori të trembej e të largohej në mes të konfuzionit të krijuar, ndërsa Van Bomel shpëtoi pa pasoja në këtë situatë të pazakontë.

Për momentin policia ka sekuestruar makinën e Van Bomel, për ta kontrolluar me hollësi se mos hajduti ka vendosur përgjues në të, siç është bërë e zakonshme në raste grabitjesh për të gjurmuar lëvizjet. Ndërsa vetë Van Bomel ka pranuar se kjo ishte një tronditje e madhe për të, një situatë e pazakontë që kishte kaluar në jetën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco