Sulmohet gjatë transmetimit direkt, gazetarja sportive iu kthehet hajdutëve: Miq, çfarë bëni? Jemi live!

Sulmohet gjatë transmetimit direkt, gazetarja sportive iu kthehet hajdutëve: Miq, çfarë bëni? Jemi live!

15:21, 27/10/2022

Profesioni i gazetarit ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm. E ka provuar Vanesa Robles, gazetare e “TeleAmazonas”, kanal televiziv ekuadorian, në ditët para finales së Kupës Libertadorës mes dy skuadrave braziliane Athletico Paranaense dhe Flamengo, në rrethinat e Monumental Isidro Romero Carbo, stadiumi ekuadorian i Guayaquil.

Ndërsa gazetarja po raportonte live pikërisht në lidhje me sigurinë e eventit, dy individë iu afruan me motoçikletë duke kërkuar ta grabisnin në në mes të lidhjes direkte. Në video është e mundur të dëgjohet teksa gazetarja ju thotë, “Mik jemi drejtëpërdrejtë, do më grabisësh ndërsa jemi live?”. Pasi e kuptuan këtë kriminelët u larguan me shpejtësi. Teksa arratiseshin Vanesa Robles pa të vinte një polic duke e paralajmëruar që t’i ndiqte pas tentativës për grabitje.

Ministri i Sportit Sebastian Palacios, foli në lidhje me ngjarjen në afërsi të stadiumit të finales së Kupës Libertadores duke këmbëngulur se siguria e eventit do të garantohej plotësisht, pasi kishin ideuar një plan emergjence bashkë me Conmbeol dhe ministrin e brendshëm prej kohësh, por pas asaj që ndodhi vështirë ti japin të drejtë.

Finalja e Copa Libertadores është planifikuar të shtunën dhe stadiumi në Guayaquil do të jetë pothuajse i mbushur plot. Kapaciteti është 57.267 spektatorë dhe llogaritet se në tribuna do të jenë rreth 50.000 spektatorë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco