Gjashtë vite pa pistë, Luiza Gega mposhti edhe vështirësitë

Gjashtë vite pa pistë, Luiza Gega mposhti edhe vështirësitë

21:06, 23/08/2022

Pista e re e atletikës në Parkun e Liqenit në Tiranë tashmë është në detajet e finale, dhe më në fund Luiza Gega bashkë atletët e tjerë do të kenë në dispozicion terrenin e munguar prej vitesh.

Image

Siç dihet, që prej majit të 2016-ës, me mbylljen e ish-stadiumit “Qemal Stafa”, Tirana kishte mbetur kryeqyteti i vetëm në botë pa një pistë tartani. Një rast unik që duhet futur në librin e rekordeve “Guinness”, ku një atletet e një qyteti pa pistë, arrin të shpallet kampione.

Image

Kështu, Luiza, përveç kundërshtareve që kishte përballë në pistën e stadiumit olimpik të Mynihut, ia ka dalë që të mposhtë edhe vështirësitë e jashtëzakonshme që të ofron realiteti i sportit në Shqipëri. Gjithçka falë sakrificës dhe vullnetit të hekurt, duke mos u dorëzuar për asnjë moment para asgjëje. (Panorama Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco