U shpall kampione e Evropës, kjo është shuma 'marramendëse' që merr Luiza Gega nga shteti

U shpall kampione e Evropës, kjo është shuma 'marramendëse' që merr Luiza Gega nga shteti

17:53, 23/08/2022

Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra.

Ky shpërblim vjen pasi Gega u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.

Sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, Gega përfiton 40 milionë lekë të vjetra nga sigurimi i vendit të parë në “Munih 2022”.

Dhe si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, Luiza përfiton edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.

Ndërkohë kujtojmë se sot kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama, i cili i puthi duart në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për fitoren e madhe që Gega i solli Shqipërisë.

Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco