Sampdoria ndal Juventusin në Serie-A

Sampdoria ndal Juventusin në Serie-A

22:48, 22/08/2022

Ka përfunduar në barazim 0-0 sfida mes Sampdorias dhe Juventusit, e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi asgjë, ndërsa në të dytën ndryshoi diçka. Skuadrat luftuan shumë mes tyre me vendasit kërkuan golin e avantazhin, ndërsa nga ana tjetër “Zonja e Vjetër” luajtën shanset e tyre në këtë sfidë, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Kjo përballje deri në fund nuk do të prodhonte gola, me sfidën që do të mbyllej me rrjeta të paprekura, me skuadrat që ndajnë kështu pikët në javën e dytë të kampionatit.

Kujtojmë se Juventusi deri më tani ka grumbulluar 4 pikë, pasi në javën e parë arriti fitoren ndaj Sassuolos, ndërsa Sampdoria mori pikën e parë ndaj bardhezinjve, pasi e nisi me humbje këtë sezon, teksa u mposht nga Atalanta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco