Ish-sulmuesi i Chelseat transferohet te klubi i Erdoganit

Ish-sulmuesi i Chelseat transferohet te klubi i Erdoganit

15:37, 22/08/2022

Bertrand Traore ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Ish-sulmuesi i Chelseat është transferuar nga Aston Vila tek Istanbul Bashakshehir, ekip i cili është në pronësi të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi nga Stambolli me anë të postimeve në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen 26-vjeçarit nga Burkina Faso.

Në këtë sezon me fanellën e Aston Vilës, Traore nuk është aktivizuar në asnjë minutë, ndërsa në atë të kaluarin ka luajtur vetëm 9 takime në Premier Ligë duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.

Më parë, Bertrand Traore përveç Chelseat dhe Aston Vilës ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Lionit, Ajaksit dhe Viteses në Holandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco