Borxhet e shumta dhe mungesa e lojtarëve bën që Besa e Pejës të mos merr pjesë në garat e Ligës së Dytë të Kosovës

Borxhet e shumta dhe mungesa e lojtarëve bën që Besa e Pejës të mos merr pjesë në garat e Ligës së Dytë të Kosovës

15:12, 16/08/2022

Në vitin e ardhshëm do të duhej ta festonte 100 vjetorin e themelimit, por klubi i futbollit Besa po kalon momentet më të vështirë në 99 vjetorin e ekzistencës.

Ekipi i dytë më i trofeshëm në vend, tash e disa vite po përballet me probleme organizative e duket që kulminacioni ka arritur këtë vit.

Tre herë kampionët e Kosovës, në edicionin e kaluar nuk arritën të sigurojnë mbijetesën në Ligën e Parë, duke zbritur në rangun e tretë të garave.

Kjo si dhe akumulimi i disa problemeve të mëhershme ka shkaktuar kaos total, të cilëve i është bllokuar afati kalimtar me ç’rast nuk kanë as lojtarë të mjaftueshëm që të marrin pjesën në gara, në Ligën e Dytë.

Klubi me të cilin dikur mburrej i tërë Rrafshi i Dukagjinit, ka mbetur në mëshirën e fatit, dhe atë as gjashtë muaj para festimit të 100 vjetorit të klubit.

Në ndërkohë ekipi i kadetëve dhe juniorëve të Besës do t’i vazhdojnë garat, pasi që të dyja janë pjesë e Superligës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco