Etienne Tare i thotë lamtumirë Lazios, firmos për tre vite me klubin e njohur austriak

Etienne Tare i thotë lamtumirë Lazios, firmos për tre vite me klubin e njohur austriak

16:24, 11/08/2022

Etienne Tare i ka thënë lamtumirë skuadrës së Lazio-s U-19. Djali i Igli Tares, ish-sulmuesit të Kombëtares dhe drejtorit sportiv të Lazios, pas aventurës tek Primavera-t, zgjodhi ekipin e të rinjve të skuadrës së Rapidit të Vjenës për të vijuar karrierën e tij. Ndoshta ëndërron ekipin e parë dhe debutimin në Bundesligën austriake

Image

Djaloshi 19 vjeçar, në Instagram, i përshëndeti të gjithë: “Pas 13 vitesh me ngjyrat e ekipit tim të preferuar, doja të falënderoja klubin, të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për gjithçka që kanë bërë për mua. Faleminderit nga zemra, dhe forca Lazio! " . Etienne regjistroi 61 ndeshje, 7 gola dhe 3 asistime tek ekipi i të rinjve të Lazio-s.

Etienne, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e njohur austriake.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco