Ten Hag e do me çdo kusht, United nis bisedimet me Hakim Ziyech

Ten Hag e do me çdo kusht, United nis bisedimet me Hakim Ziyech

11:21, 05/08/2022

Blerja e Charles De Ketelaere duket se i ka mbyllur derën afrimit të Hakim Ziyech te Milani, sepse kuqezinjtë në këto momente kanë prioritete të tjera në merkato.

Për anësorin sulmues të Chelsea ka shfaqur interes edhe Manchester United, madje sipas asaj që shkruan “The Sun”, marokeni është kthyer në objektivin kryesor të “djajve të kuq”.

Trajneri Erik Ten Hag e ka stërvitur edhe më parë lojtarin tek Ajax dhe synon që ta ketë sa më shpejt në dispozicion edhe në “Old Trafford”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco