Pochettino: Projektet afatgjata të japin mundësinë të punosh mirë, në Paris duan...

Pochettino: Projektet afatgjata të japin mundësinë të punosh mirë, në Paris duan...

10:27, 02/08/2022

Mauricio Pochettino, që u shkarkua nga Paris Saint-Germain sepse fitoi “vetëm” Ligue 1, ka folur për eksperiencën e tij si trajner te klubi francez në një intervistë të gjatë të dhënë për “Infobae”.

 “Ishte një eksperiencë pozitive. Fituam SuperKupën, Kupën e Francës dhe kampionatin në një vit e gjysmë, por është e qartë që PSG duhet të fitojë Championsin dhe nëse nuk arrihet ky objektiv atëherë ke dështuar. Por kanë 50 vite që dështojnë, jo vetëm sezonin e kaluar.

Ka 10-11 vite që PSG fiton në Francë dhe blen lojtarë për të triumfuar edhe në Europë. Besoj që do ta arrijë këtë objektiv sepse i ka mundësitë, por ndikojnë edhe disa faktorë që nuk mund të kontrollohen”, ka thënë tekniku.

Pochettino ka bërë një krahasim me Manchester City, që gjithashtu synon suksesin në Champions. “Ka skuadra që i besojnë trajnerëve si Liverpool apo Manchester City. Kanë projekte afatgjata që të japin mundësinë të punosh mirë. Bëj gjithmonë këtë krahasim: fituam kampionatin me 15 pikë diferencë dhe u eliminuam nga Reali i Madridit.

City eliminohet nga Reali, pëson 3 gola në 5 minuta dhe javën pasardhëse blen Haaland, duke i dhënë mundësi trajnerit të ketë më shumë alternativa. Projektet janë të ndryshme. Nga njëra anë qëndron City që i beson një trajneri prej 7 vitesh, nga ana tjetër PSG që kërkon me çdo kusht Championsin”, ka thënë Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco