Roma nuk ndalet në merkato, klubi italian synon dy goditje të bujshme

Roma nuk ndalet në merkato, klubi italian synon dy goditje të bujshme

10:04, 02/08/2022

Roma po tregohet shumë aktive në merkato dhe po ndërton një skuadër të denjë për të rivalizuar me Interin, Milanin dhe Juventusin për titullin kampion.

Blerja e Dybala ka rritur akoma më shumë entuziazmin e tifozëve, që akoma shijojnë triumfin e Tiranës. Është bashkuar me skuadrën një veteran si Matic dhe turku Celik, që është perfekt për skemat e Mourinhos.

Por kjo verë e bukur romane nuk ka përfunduar këtu, pasi klubi verdhekuq është shumë pranë blerjes së Georgino Wijnaldum. Ndërsa po punohet edhe për një tjetër goditje me parametër zero: Belotti shihet si zëvendësuesi ideal i Abraham në sulmin verdhekuq.

Të gjitha këto lëvizje kanë shtuar urinë e tifozëve që do të jenë më shumë se 50 mijë në miqësoren e fundit sezonale të dielën në “Olimpico”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco