Tottenhami, të sigurt se do ta bindin Kane të qëndrojë në skuadër

Tottenhami, të sigurt se do ta bindin Kane të qëndrojë në skuadër

16:40, 09/06/2022

Tottenham Hotspur janë të sigurt se do ta bindin yllin e skuadrës, Harry Kane, për të qëndruar.

Lojtari vitin e kaluar mezi u dakordua për të vazhduar me londinezët, mirëpo këtë sezon punët qëndrojnë ndryshe.

Të paktën kështu shihet nga drejtuesit e Spurs që nuk kanë asnjë dyshim për qëndrimin e lojtarit në Londër.

Kualifikimi në Champions League mund të jetë një “karrem” i mirë për ta bindur lojtarin të qëndrojë.

Kontrata e Harry Kane skadon në vitin 2024, por kjo nuk po i ndalë klubet e mëdha evropiane që të interesohen për të.

Bayern Munich, Manchester United dhe Real Madrid po e vijojnë interesimin për lojtarin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco