Pogba bëhet gati për rikthimin në Itali, francezi zgjedh edhe numrin e fanellës

Pogba bëhet gati për rikthimin në Itali, francezi zgjedh edhe numrin e fanellës

15:55, 09/06/2022

Marrëveshja mes Paul Pogba dhen Juventusit është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi që mund të ndodhë në ditët në vazhdim.

Një kontratë tre-vjeçare me 8 milionë euro në sezon plus 2 të tjera në formë bonusesh. Gjithçka do të mbyllet pas takimit final që drejtuesit e “Zonjës” do të kenë më agjenten e lojtarit Rafaela Pimenta.

Mediat në Itali shkojnë edhe më tej dhe zbulojnë edhe numrin që Pogba do të mbajë mbi shpinë në aventurën e tij të dytë me Juventusin.

Mesfushori francez do të veshë fanellën me numër 10 të lënë bosh nga Paulo Dybala që është shumë pranë kalimit tek Interi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco