Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana dhe Korça shkojnë në finalen e moshës U-15

Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana dhe Korça shkojnë në finalen e moshës U-15

16:40, 09/05/2022

Ka nisur sot Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15.

Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier janë luajtur ndeshjet e para të grup-moshës U-15.

Në Kamëz, ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Durrësi mundi me rezultatin e thellë 6-0 Shkodrën.

Në finalen e vogël, Tirana triumfoi ndaj Durrësit me rezultatin e ngushtë 2-1në një ndeshje të balancuar dhe të luftuar deri në fund.

Në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, Lezha u mund nga Shkodra me rezultatin 3-1.

Në ndeshjet e luajtura në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit po për moshën U-15, Korça mundi Elbasanin me rezultatin 2-0, ndërsa Gjirokastra fitoi ndaj Fierit me shifrat 2-1.

Në finalen e vogël të grupit, Korça e mundi Gjirokastrën me rezultatin e pastër 4-0, ndërsa Elbasani u rendit në vendin e tretë pasi mposhti Fierin 2-1.

Kësisoj, finalja e moshës U-15 do të luhet midis Tiranës dhe Korçës më datë 13 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Nesër do të luhen ndeshjet e grup-moshës U-13 për të vazhduar të mërkurën me ndeshjet e grup-moshës U-14.

Image

Ndeshjet u ndoqën nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave dhe specialistë të Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Duhet theksuar se ky turne është fryt i një pune disa mujore, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale në këto tetë zona, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit, në muajin maj dhe dhjetor.

Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-14 me 2 pjesë nga 35 minuta; për moshën U-15 me 2 pjesë nga 40 minuta.

Në rast barazimi nuk do të aplikohet koha shtesë, por goditjet e penalltive që do të përcaktojnë edhe fituesin e çiftit.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në Tiranë dhe Fier (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco