Bota e futbollit në zi/ Futbollisti 29-vjeçar gjendet i pajetë në shtëpi

Bota e futbollit në zi/ Futbollisti 29-vjeçar gjendet i pajetë në shtëpi

14:56, 09/05/2022

Është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare kongolezi, Jody Lukoki, i njohur me pseudonimin “Djali i erës”. I rritur te akademia e Ajaxit në Holandë, Lukoki debutoi me “harkëtarët” në futbollin profesionist dhe më pas pati një karrierë të pasur në klube si Zwolle, Cambuur, Ludogorets, Malatyaspor etj.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur pak ditë më parë nga mediat holandeze, ndërsa shkaqet nuk dihen ende. Në verën e 2020-ës, Lukoki u transferua në kampionatin turk, ku luajti për një sezon me Yeni Malatyaspor, ndërsa verën e kaluar u rikthye në Holandë dhe iu bashkua Twentes.

Megjithatë edhe këtu gjërat nuk shkuan mirë dhe në janar, palët prishën kontratën me marrëveshje, me kongolezin që doli lojtar i lirë. Por paraditen e sotme është gjetur i vdekur në banesën e tij në moshën 29-vjeçare, ndërsa pritet që policia të bëjë të ditura shkaqet e ndarjes nga jeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco