Fitorja ndaj Veronës, Pioli: Jam i dashuruar me këtë Milan, kemi ngjitur shumë shkallë

Fitorja ndaj Veronës, Pioli: Jam i dashuruar me këtë Milan, kemi ngjitur shumë shkallë

09:29, 09/05/2022

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për mediat pas fitores 3-1 në fushën e Veronës.

“Jam i dashuruar me këtë Milan, sepse e di kush ka qenë rrugëtimi ynë. Morëm një tjetër fitore, na mungon edhe një tjetër dhe ka shumë gëzim sot. Por jemi të përqendruar për ndeshjen e radhës.

Kurajoja vjen nga eksperienca dhe paraqitjet tona. Edhe nëse pëson, por e ndjen që je mirë në fushë, beson më shumë te cilësitë e tua dhe ke shpirtin e fituesit deri në fund. Kemi ngjitur shumë shkallë dhe na kanë mbetur edhe dy të fundit.

Të përgatisim sa më mirë ndeshjen e radhës, ajo që ka rëndësi është çfarë feston në fund. Leao dhe Tonali janë të rinj, por shumë të fortë. I kam parë shumë ndryshe nga viti i kaluar. Ky ambient na jep energji të pabesueshme dhe duhet të vazhdojmë kështu, ndonëse do të kemi përballë kundërshtarë të vështirë.

Atalanta dhe Sassuolo betejat e fundit? Ky Milan lindi pas humbjes 5-0 ndaj Atalantës, por aty unë dhe drejtuesit kuptuam çfarë të bënim për të rritur këtë skuadër. Kemi mësuar shumë dhe shpresojmë që të mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat”, ka thënë trajneri i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco