Milan spektakolar në Verona, fluturon drejt titullit me Tonalin

Milan spektakolar në Verona, fluturon drejt titullit me Tonalin

22:54, 08/05/2022

Milani ka mposhtur 3-1 Veronën dhe tani është vetëm katër pikë larg titullit kampion, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Kuqezinjtë kanë në program duelet me Atalanta e Sassuolo deri në përfundim të kampionatit.

Sfida e sotme ishte spektakolare dhe protagonist ishte Tonali, i cili shënoi në fillim të ndeshjes por VAR ia prishi festën për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë iu afruan golit edhe me Calabria, por pa sukses.

Në fundin e pjesës së parë i shtangu Faraoni me një goditje me kokë, por Milani nuk u dorëzua. Këtë herë VAR nuk e ndali dot Tonalin, icili batazoi në shtesën e pjesës së parë.

 

Mesfushori pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë shënoi golin e avantazhit, pasi një galopimi të Leao, i cili shërbeu për Tonalin dhe ai nuk gaboi para porte.

Duhej edhe një gol tjetër qetësie dhe Milanit ia dha Florenzi me një goditje fantastike. Topi në rrjetë dhe stadiumi dhe gjithë milanistët në festë, pasi sonte morën një fitore të madhe që i afron me titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco