Lista/ Zbulohen pagat e majme të yjeve të futbollit, Neymar lë pas Messin dhe...

Lista/ Zbulohen pagat e majme të yjeve të futbollit, Neymar lë pas Messin dhe...

15:47, 31/03/2022

Pagat e futbollistëve kanë ngjallur gjithmonë interes te tifozët, dhe jo vetëm. Edhe pse shumica e skuadrave mund të mos zbulojnë shifrat e sakta që po shpenzojnë në paga, gazeta “Marca” ka mbledhur të gjithë informacionin rreth lojtarëve më të paguar në pesë ligat kryesore.

Pagat e publikuara nga gazeta spanjolle të gjitha janë në pagat bruto dhe jo neto, teksa më poshtë ka dhënë edhe shpjegimin rreth tyre.

Klubet spanjolle paguajnë taksat më të mëdha, ndërsa klubet e Bundesligës paguajnë vetëm 15 dhe 20 për qind të pagave të lojtarëve të tyre për taksat.

Nuk është për t’u habitur që tre të parët e fituesve më të mëdhenj në Ligue 1 luajnë te Paris Saint-Germain, me Neymar dhe Lionel Messi që renditen të parët, ndërsa gjithashtu janë dy futbollistët më të paguar në Evropë.

Kontrata e Neymar u rinovua në vitin 2021, dhe aktualisht ai fiton 49 milionë euro bruto, pra 30 milionë euro pas taksave.

Ndërkohë, Messi nuk ka marrë asnjë bonus nënshkrimi, por ai ka një ‘bonus besnikërie’ prej 30 milionë euro bruto që do të paguhet një muaj pas përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Kylian Mbappe vjen i treti, me kontratën e tij që përfundon në qershor të këtij viti.

La Liga në një pozicion të mirë – Bale më i paguari

Lojtari më i paguar në Bundesliga vazhdon të mbetet sulmuesi Robert Lewandowski.

Në Itali Juventusi dominon listën e pagave.

Futbolli italian nuk po kalon momentin më të mirë, pavarësisht shfaqjes së investitorëve të shumtë të huaj në Milan, Inter, Fiorentina, Roma dhe Atalanta.

Klubet e Serie A nuk mund të konkurrojnë me skuadrat e mëdha evropiane në aspektin financiar, duke qenë liga që nuk ka asnjë lojtar në top 30-shen e më të paguarve në Evropë.

Matthijs de Ligt i Juventusit është lojtari që fiton më shumë për sezon në Serie A, duke marrë tetë milionë euro plus bonuse pas taksave.

Megjithatë, Juventusi po paguan më shumë për lojtarët e tjerë, diçka që po ndodh edhe me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, paga e të cilit gjithashtu ka të drejtë për këtë ulje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco