Play-off-et e Kupës së Botës: Algjeria kërkon zyrtarisht të riluajë ndeshjen kundër Kamerunit

Play-off-et e Kupës së Botës: Algjeria kërkon zyrtarisht të riluajë ndeshjen kundër Kamerunit

15:10, 31/03/2022

Tre ditë pas eliminimit të djemve nga Kameruni (1-2) në play-off-in për Kupën e Botës 2022, Federata Algjeriane njoftoi se kishte apeluar në FIFA për të riluajtur ndeshjen kundër “Luanëve të Paepur”. Në një deklaratë për shtyp, federata algjeriane shprehet se rezultati ishte "shtrembëruar" për shkak të "arbitrimit skandaloz" .

 “Federata Algjeriane e Futbollit (FAF) ka apeluar në FIFA kundër arbitrimit skandaloz që shtrembëroi rezultatin e ndeshjes së kthimit të play-off Algjeri-Kamerun të luajtur më 29 mars 2022 në Chahid Mustapha. FAF është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet e lejuara ligjërisht për të rikthyer të drejtat e saj dhe për të riluajtur ndeshjen në kushte që garantojnë ndershmërinë e arbitrazhit. FAF kërkon gjithashtu hapjen e një hetimi nga organet e FIFA-s për të hedhur dritë të plotë mbi arbitrazhin e ndeshjes Algjeri-Kamerun”, thuhet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco