Kërkohet nga shumë ekipe/ E konfirmon presidenti i Empolit: Asllani do ta dërgojmë...

Kërkohet nga shumë ekipe/ E konfirmon presidenti i Empolit: Asllani do ta dërgojmë...

14:31, 31/03/2022

E ardhmja e Kristjan Asllanit është larg Empolit. Talenti kuqezi i cili ka shkëlqyer me fanellën e Empolit në Serie-A ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të njohura me paraqitjet e zhvilluara në kampionat.

Së fundmi në garë për shërbimet e mesfushorit 19 vjeçar ka shfaqur interesim klubi i Napolit. Për situatën e Asllanit ka reaguar edhe presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, i cili për mediat italiane tregon qartë gjithçka.

“Rruga jonë do të jetë që Asllanin ta dërgojë në një fanellë më të rëndësishme se ajo e Empolit, ende nuk ka përfunduar. E do Napoli? Nuk do t’ia jepja edhe sikur të ishte e vërtetë (qesh). Asllani duhet vetëm që të qëndrojë i fokusuar tani”, tha presidenti i Empolit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco