Premier League/ Arrin suksesin e tetë radhazi, Liverpool në ndjekje të Man City-t

Premier League/ Arrin suksesin e tetë radhazi, Liverpool në ndjekje të Man City-t

15:32, 12/03/2022

Liverpool arriti një triumf rutinë në startin e javës së 29-të të Premier League. “Të kuqtë” mposhtën 2-0 Brighton në jug të Anglisë dhe u rikthyen në minus tre pikë në raport me Manchester City-n.

Liverpooli vazhdoi me sukses ndjekjen e liderit të City-t, teksa skuadra e Jurgen Klopp zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë pas duelit të vështirë ndaj Interit.

Golat për skuadrën e Liverpool i realizuan Luis Diaz dhe Mohamed Salah. Për egjiptianin ky ishte goli i 20-të në kampionatin anglez.

Image

 

                                                               

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco