Wenger thotë se Giresse është zgjedhja e duhur për Kosovën

Wenger thotë se Giresse është zgjedhja e duhur për Kosovën

13:47, 12/03/2022

Tekniku i njohur francez, Arsene Wenger ka vlerësuar se Kosova ka bërë zgjedhjen e duhur kur ia besoi bashkëkombasit të tij, Alain Giresse drejtimin e kombëtares së futbollit.

Në një përgjigje ekskluzive për gazetarin e Artmotion, Arlind Sadiku, ai ka thënë se ish-përfaqësuesi i kombëtares franceze, i posedon tiparet e duhura për këtë detyrë.

“Kompetencë. Inteligjencë. Pasion. Dhe shpirt i madh futbollistik”, I ka radhitur Wenger cilësitë e Giresse.  “Ju e keni bërë zgjedhjen e duhur”.

Giresse e mori detyrën në shkurt, ndërsa punën me Dardanët e nis në miqësoret kundër Burkina Fasos, më 24 mars dhe Zvicrës, më 29 mars.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco