Nuk do të blejnë as karburant/ Bllokohet llogaria bankare e Chelseat!

Nuk do të blejnë as karburant/ Bllokohet llogaria bankare e Chelseat!

22:24, 11/03/2022

Ditët e fundit, Roman Abramovic është sanksionuar rëndë nga qeveria britanike. Sanksionet që ndikojnë shumë në klubin e tij Chelsea. Sipas informacioneve të fundit nga Sky Sports , llogaria bankare e klubit londinez është bllokuar përkohësisht nga banka Barclays. Çfarë do të thotë ? Chelsea nuk mund të shpenzojë më para.

Media angleze “The Athletic” sqaron gjithashtu se me kartat e kreditit të bllokuara, drejtuesit aktualisht nuk mund të blejnë karburant për autobusin e ekipit dhe për rrjedhojë të udhëtojnë mes hoteleve dhe stadiumeve. 

Këto kufizime të reja do të kenë një ndikim të fortë në ndeshjet e ardhshme të klubit. Por jo ajo kundër Lille pasi sipas shtypit britanik, udhëtimi tashmë është paguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco