Thomas Tuchel për krizen e Chelseat: Përderisa kemi fanella dhe një autobus, kurrë s’do mungojmë në ndeshje

Thomas Tuchel për krizen e Chelseat: Përderisa kemi fanella dhe një autobus, kurrë s’do mungojmë në ndeshje

16:58, 11/03/2022

Qeveria britanike vendosi sanksione të ashpra ndaj pronarit të Chelseat, Roman Abramovich për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, duke turbulluar ujërat në kampin “Blu”.

Situata në lidhje me të ardhmen e klubit mbetet ende e paqartë, pasi nuk u lejohet të bëjnë biznes.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë temë trajneri i bluve Thomas Tuchel u përgjigj në mënyrë ironike

“E ardhmja e Chelsea? Për sa kohë që kemi fanella për të veshur dhe një autobus për të shkuar në ndeshje, ne do të jemi atje dhe do të konkurrojmë fort, kaq na mjafton”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco