E ardhmja e tyre e pasigurt – Juventus synon t’i ‘rrëmbejë’ katër yjet e Chelseas

E ardhmja e tyre e pasigurt – Juventus synon t’i ‘rrëmbejë’ katër yjet e Chelseas

14:22, 11/03/2022

Juventusi është i interesuar për yjet e Chelseat, Jorginho, Antonio Rudiger, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech.

“Blutë” po përballen me një të ardhme të pasigurt pas sanksioneve të vendosura nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndaj pronarit Roman Abramovich.

Asetet e Abramovich janë ngrirë dhe klubi po funksionon nën një licencë të veçantë që zgjat deri më 31 maj.

Chelsea nuk është në gjendje të shesë bileta apo mallra të reja, ndërsa përsa i përket transferimeve, aktualisht nuk mund të blejë apo shesë lojtarë apo të zhvillojë negociata për kontratë.

Rudiger është një nga lojtarët që i skadon kontrata gjatë verës dhe tani duket se do të largohet duke pasur parasysh kufizimet aktuale.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, qendërmbrojtësi është një nga lojtarët e “Bluve” që Juventusi dëshiron, së bashku me mesfushorin Jorginho dhe anësorët Pulisic dhe Ziyech.

Në këtë moment aktual në kohë, për shkak të licencës, Rudiger do të ishte i vetmi nga lojtarët e lartpërmendur që është i arritshëm për skuadrën e Seria A pasi do të bëhet agjent i lirë pas përfundimit të sezonit.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thuhet se e ka vendosur Jorginhon në krye të listës së mesfushorëve, ndërsa Pulisic dhe Ziyech shihen si alternativa të yllit të Romës, Nicolo Zaniolo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco